Ka arritur në 5 mijë e 877 numri i personave të infektuar me COVID-19, në Kosovë, ndërkaq vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 142 raste të reja.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, po ashtu ka njoftuar se në 24-orët e fundit janë shëruar 101 pacientë, duke çuar kështu në 3 mijë e 69 numrin e personave të shëruar, transmeton Telegrafi.
Raste të reja më COVID-19, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 47. Pastaj, komuna e Gjilanit me 13 raste, komuna e Mitrovicës 12 raste.
Komuna Gjakovë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Podujevë 6 raste.
Komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste.
Me nga 1 rast komunat: Deçan, Klinë, Malishevë, Shtime dhe Zveçan.
Raste aktive me COVID-19, aktualisht janë 2 mijë e 669.
IKSHPK u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19.
“Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve”./Telegrafi/