Site icon Telegrafi

Rastet e reja me COVID-19 në Kosovë, këto janë komunat ku u rrit numri i personave të infektuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se në 24-orët e fundit janë konfirmuar edhe 141 raste të reja me COVID-19, duke çuar kështu në 11 mijë e 686 numrin e personave të infektuar me virus.

Gjithashtu, IKSHPK ka bërë të ditur se për gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar 219 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7 mijë e 562, transmeton Telegrafi.

Në 24-orët e fundit nga COVID-19 kanë humbur jetën 6 pacientë, duke çuar në 416 numrin e viktimave.

Nga rastet e reja pozitive me COVID-19, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 54 raste.

Lexo po ashtu Për 24 orë, 6 të vdekur, 219 të shëruar dhe 141 raste me COVID-19 

Pastaj, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste.

Komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste.

Komuna Drenas 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Kamenicë, Kaçanik, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Viti.

Exit mobile version