Telegrafi

Rastet e reja me COVID-19, komunat në të cilat u rrit numri i personave të prekur me virus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka bërë të ditur se sot në vendin tonë janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me coronavirus, duke çuar kështu në 895 numrin e personave të infektuar me virus.

IKSHPK ka njoftuar se më së shumti raste sot janë konfirmuar në Komunën e Vushtrrisë, gjithsej pesë raste, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, tre raste janë konfirmuar në Prizren, kurse në Prishtinë dy raste.

Lexo po ashtu Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

Në ditën e sotme një rast është konfirmuar edhe në Ferizaj.

Vlen të ceket, se komuna e cila ka më së shumti raste të personave të infektuar më COVID-19, është Ferizaj gjithsej 99 raste.

E dyta radhitet Komuna e Prizrenit me 87 raste, e treta Komuna e Prishtinës me 77 raste pastaj Komuna e Malishevës 76 raste, Komuna e Pejës 74 raste, Komuna e Gjilanit 58 raste dhe Komuna e Vitisë 53 raste, ndërsa komunat tjera në Kosovë kanë numër më të vogël të personave të infektuar me virus./Telegrafi/