Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka bërë të ditur se sot në vendin tonë janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me coronavirus, duke çuar kështu në 895 numrin e personave të infektuar me virus.
IKSHPK ka njoftuar se më së shumti raste sot janë konfirmuar në Komunën e Vushtrrisë, gjithsej pesë raste, transmeton Telegrafi.
Ndërsa, tre raste janë konfirmuar në Prizren, kurse në Prishtinë dy raste.
Në ditën e sotme një rast është konfirmuar edhe në Ferizaj.
Vlen të ceket, se komuna e cila ka më së shumti raste të personave të infektuar më COVID-19, është Ferizaj gjithsej 99 raste.
E dyta radhitet Komuna e Prizrenit me 87 raste, e treta Komuna e Prishtinës me 77 raste pastaj Komuna e Malishevës 76 raste, Komuna e Pejës 74 raste, Komuna e Gjilanit 58 raste dhe Komuna e Vitisë 53 raste, ndërsa komunat tjera në Kosovë kanë numër më të vogël të personave të infektuar me virus./Telegrafi/