Ka arritur në 7 mijë e 413 numri i personave të infektuar me COVID-19, në Kosovë, ndërsa vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 276 raste të reja.
Për gjatë 24-orëve të fundit betejën me coronavirus e kanë humbur edhe tetë pacientë, duke çuar kështu në 185 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Telegrafi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë në Kosovë, gjithashtu ka njoftuar se janë shëruar 153 pacientë, numri i personave të shëruar ka arritur në 4 mijë e 27.
Më së shumti raste të reja me COVID-19, janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 61 raste.
Pastaj, komuna Gjilan 29 raste, komuna Podujevë 23 raste, komuna Gjakovë 22 raste, komuna Vushtrri 22 raste.
Komuna Prizren 20 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Ferizaj 5 raste,
Komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Shtime, Graçanicë dhe Kaçanik.
Aktualisht raste aktive me COVID-19, janë 3 mijë e 201.
IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat ndaj COVID-19.
“Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve”. /Telegrafi/