Ka shkuar në 5 mijë e 237 numri i personave të infektuar me COVID-19, në Kosovë, ndërsa vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 119 raste të reja.
Sipas njoftimit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, në 24 orët e fundit janë shëruar 92 pacientë, duke çuar në 2 mijë e 462 numrin e personave të shëruar, transmeton Telegrafi.
Aktualisht raste aktive janë 2 mijë e 663. kurse numri i rasteve aktive është 2,663.
Ndërkaq, janë regjistruar edhe 112 raste të vdekjes që kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24-orët e fundit:
Komuna e Prishtinës 63 raste
Komuna e Gjakovës 12 raste
Komuna e Drenasit 6 raste
Komuna e Fushë Kosovës 5 raste
Komuna e Pejës 5 raste
Komuna e Podujevës 5 raste
Komuna e Skenderajt 3 raste
Komuna e Ferizajt 2 raste
Komuna e Deçanit 2 raste
Komuna e Gjilanit 2 raste
Komuna e Istogut 2 raste
Komuna e Kaçanikut 2 raste
Komuna e Lipjanit 2 raste
Komuna e Vushtrrisë 2 raste
Komuna e Obiliqit 2 raste, dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë e Rahovec. /Telegrafi/