Telegrafi

Rastet e reja me coronavirus sipas komunave

Ka arritur në 3 mijë e 178 numri i personave të infektuar me coronavirus në Kosovë, ndërsa vetëm gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 114 raste të reja.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe 117 pacientë të cilët ishin prekur nga virusi, duke çuar në 1 mijë e 824 numrin e personave të shëruar nga ky virus, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, sot më së shumti raste janë konfirmuar në Ferizaj, gjithsej raste 35.

Pastaj,komuna e Prishtinës 17 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Prizrenit 8 raste, komuna e Gjakovës 7 raste.

Lexo po ashtu Sot 114 raste të reja me coronavirus në Kosovë, e 117 pacientë të shëruar

Komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Suharekës 2 raste.

Me nga 1 rast komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skenderaj.

IKSHPK njofton se aktualisht raste aktive janë 1 mijë e 296, ndërkohë ka bërë apel të qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat mbrojtëse ndaj coronavirusit.

“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat. Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm! Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”. /Telegrafi/