Site icon Telegrafi

Rastet e reja me coronavirus, Prishtina dhe Podujeva prijnë me numrin më të madh të personave të infektuar

Në 24-orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën katër persona, ndërsa janë konfirmuar 279 raste të reja.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1 mijë 775 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 279 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (89, 64 vjeç), Drenas 1 rast (78 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 441 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.046 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.401.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 77 raste, Podujevë 32 raste.

Mitrovicë 28 raste, Pejë 19 raste, Gjilan 16 raste.

Ferizaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste.

Kamenicë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Viti 6 raste.

Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 4 raste, Prizren 4 raste,

Istog 3 raste, Skenderaj 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.

IKSHPK bën të ditur se raste aktive janë 5 mijë e 401./Telegrafi/

Exit mobile version