Në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 85 raste të reja me COVID-19, duke çuar në 14 mijë e 204 numrin e personave të infektuar me virus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se nga coronavirusi kanë humbur jetën edhe pesë persona, numri i viktimave ka arritur në 568, transmeton Telegrafi.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10 mijë e 643 raste.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Gjilan 9 raste.
Komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste.
Komuna Deçan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Prizren 4 raste.
Komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Mitrovicë, Skenderaj dhe Suharekë.
IKSHPK bën të ditur se numri i rasteve aktive është 2 mijë 993. /Telegrafi/