Rastet e reja me COVID-19 në Prishtinë kanë bërë që kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, të vendos mbylljen e disa çerdheve nga e hëna.
Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë i objekteve.
“Tanimë kemi më shumë informata rreth dhjetë rasteve në Prishtinë. Fatkeqësisht, papërgjegjësia e individëve dhe çasja shpërfillëse ndaj rrezikut na ka shkaktuar telashe më të mëdha. Duke anuar kah kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë. Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Më tej ka thënë se nga kjo gjendje janë nxjerrë dy mësime: të mos fshihet sëmundja nga të tjerët dhe të mos e shpërfillin virusin si të parëndësishëm.