Ka arritur në 6 mijë e 45 numri i personave të infektuar me coronavirus në Kosovë, ndërsa vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 168 raste të reja.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, gjithashtu bën të ditur se në 24-orët e fundit janë shëruar 157 pacientë, duke çuar kështu në 3 mijë e 226 numrin e personave të shëruar, transmeton Telegrafi.
Në 24-orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën edhe pesë pacientë të cilët ishin infektuar me COVID-19, numri i viktimave nga ky virus ka arritur në 144.
Nga rastet e reja me COVID-19, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 91 raste.
Pastaj në komunën e Podujevës 11 raste, në komunën e Ferizajt 10 raste, në komunën e Deçanit 8 raste, në komunën e Pejës 8 raste.
Në komunën e Fushë Kosovës 7 raste, në komunën e Gjakovës 7 raste.
Në komunën e Drenasit 5 raste, në komunën e Obiliqit 5 raste.
Në komunën e Malishevë 4 raste, në komunën e Mitrovicës 3 raste, në komunën e Prizren 2 raste, në komunën e Shtimes 2 raste, në komunën e Vushtrrisë 2 raste, në komunën e Lipjanit 2 raste dhe 1 rast në Skenderaj.
IKSHPK kërkon nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19, pasi që virusi është ende aktiv.
“Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve”./Telegrafi/