Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 207 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 96 raste pozitive.
44 raste janë nga komuna e Prishtinës, e pasuar nga ajo e Prizrenit me 10 dhe e Pejës me 7 raste.
Të shtunën janë shëruar 87 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.394 raste, kurse raste aktive 1.148.
Vetëm të shtunën Klinika Infektive e Kosovës ka njoftuar se kanë vdekur tre pacientë.
Pacientët, dy nga nga Komuna e Prizrenit si dhe një nga Suhareka, thuhej në njoftim, kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Në këtë Klinikë, aktualisht janë të hospitalizuar 97 raste me COVID-19. Ndër ta, 45 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë, njofton Klinika Infektive./Telegrafi/