IKSHPK ka bërë të ditur se nga 266 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej tyre rezultojnë 113 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive 2.991 raste nga 24.046 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 54 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese
Po ashtu të mërkurën janë shëruar 67 pacientë duke çuar numrin e tyre në total 1.644 raste, ndërsa janë 1.293 raste aktive.
Rastet pozitive janë nga:
Komuna e Prishtinës 36 raste;
Komuna e Ferizajt 15 raste;
Komuna e Gjilanit 12 raste;
Komuna e Prizrenit 11 raste;
Komuna e Mitrovicës 10 raste;
Komuna e Fushë Kosovës 6 raste;
Komuna e Vushtrrisë 6 raste;
Komuna e Drenasit 3 raste;
Komuna e Vitisë 2 raste;
Komuna e Skenderajt 2 raste;
Komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime, njofton Telegrafi.