Site icon Telegrafi

Rastet e pakëndshme të mos shfrytëzohen për tensione ndëretnike apelon MPB

Ministria për punë të brendshme apelon që rastet e këtilla të pakëndshme, siç është vdekja e katërvjeçarit Almir Aliu, të mos shfrytëzohen për shkaktim të tensioneve ndëretnike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB njoftojnë se menjëherë pas incidentit me prokurorin publik pranë PThP të Kumanovës kanë bërë hetim në vend të ngjarjes dhe i ndërmarrin të gjithë masat e nevojshme për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Më 26 qershor të vitit 2016, kundër pesë personave, policia e Kumanovës ka ngritur padi penale për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se i kallëzuari i parë B.I.(30) ka kryer vepër penale vrasje sipas nenit 123, paragrafi 1, e në lidhje me nenin 19, respektivisht tentativë, ndërsa personat e paraqitur tjerë, B.I. (23), S.A. (36), S.D. (36) dhe А.А. (32), për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës dhunë. Nga ana e gjykatësit në procedurë paraprake të kallëzuarit të parë i është shqiptuar dënim me paraburgim në kohëzgjatje prej tre ditësh./Telegrafi/

Exit mobile version