Site icon Telegrafi

Rastet e dhunës janë shqetësim i madh për Bashkësinë Islame

Në këtë takim të organit më të lartë ligjvënës të BI së të Kosovës, kujdes i veçantë i është kushtuar edhe rasteve të dhunës të shfaqura kohëve të fundit ndaj zyrtarëve dhe punonjësve të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kuvendi i Bashkësisë Islame konsideron se rastet e tilla të dhunës kanë shkaktuar shqetësim të madh jo vetëm tek anëtarët e Kuvendit por edhe më gjerë. Mbi të gjitha,ato i konsideron atak ndaj organeve dhe institucioneve të BI së dhe ndaj titullarëve të tyre.

Në fund të kësaj mbledhjeje, Kuvendi miratoi këto vendime: Kuvendi i BI së të Kosovës kërkon nga organet kompetente shtetërore të Kosovës që në afat sa më të shkurtër të rregullojë statusin ligjor të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe bashkësive të tjera fetare në vendin tonë. Gjithashtu Kuvendi i BI së kërkon që organet e rendit të Republikës së Kosovës të merren intensivisht me gjetjen e aktorëve të sulmeve ndaj nëpunësve dhe zyrtarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe t’ ndërmarrin të gjitha masat preventive për parandalimin e veprimeve të tilla. /QIK/

Exit mobile version