Site icon Telegrafi

Rastet e coronavirusit në Indi tejkalojnë shifrën 5 milionë

Rastet e coronavirusit në Indi u rritën më shumë se 5 milionë të mërkurën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjithashtu ky vend pati një rritje njëditore me 90,123 infeksione, treguan të dhënat nga ministria federale e shëndetësisë.

India është vetëm vendi i dytë në botë që kalon “rekordin e zymtë” të 5 milionë rasteve kumulative, pas Shteteve të Bashkuara.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 është tani në 82,066, tha ministria, me 1290 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version