Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan të enjten 217 mijë raste të reja me coronavirus si dhe 2,879 viktima brenda një dite, numri më i madh i infeksioneve dhe vdekjeve që nga fillimi i pandemisë.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, më herët numri më i lartë i rasteve ditore në vend ishte 205 mijë i raportuar më 27 nëntor. Ndërkohë numri më i lartë i viktimave ishte regjistruar të mërkurën me gjithsej 2,804.
Bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins, SHBA-ja vlerësohet tani të ketë gjithsej 14.1 milionë raste si dhe 276 mijë viktima.
Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, deklaroi se do t’ju kërkonte qytetarëve të vendit t’i bartin maskat për 100 ditë si masë preventive ndaj përhapjes.
“Ditën e parë të inaugurimit tim do t’ju kërkojë qytetarëve t’i vendosin maskat për 100 ditë. Vetëm 100 ditë, jo përgjithmonë”, citohet të ketë thënë ai. /Telegrafi/