Infeksionet e coronavirusit në Angli u dyfishuan brenda një jave, megjithë masave kufizuese në disa zona lokale.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tha se rastet me COVID-19, u rritën me rreth 17 mijë në ditë (ose 120 mijë në javë) gjatë javës së fundit të shtatorit deri më 1 tetor.
Bilanci është rritur nga rreth 8,400 raste të reja në ditë nga periudha 17 deri më 24 shtator, tha ONS, ndërsa Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pritet të shpall kufizime më të ashpra bllokimi gjatë javës së ardhshme.
Shkalla më e lartë e infeksionit raportohet të jetë në vendet sikurse North East; North West, Yorkshire dhe Humber, ku kufizimet lokale të masave kufizuese kanë qenë të zbatuara për më shumë se dy muaj në disa zona të caktuara.
Studimi ndërkohë zbuloi se ka pasur një “rritje të dukshme” në shkallën e infeksioneve të reja gjatë javëve të fundit.
Shifrat nuk përfshijnë njerëzit e hospitalizuar, të moshuarit në shtëpi kujdesi apo edhe njerëzit në ambientet e tjera institucionale, vetëm familjet private në Angli. /Telegrafi/