Site icon Telegrafi

Rastet me coronavirus te Mali i Zi e shtynë miqësoren e hendbollit me Kosovën

(Foto: kosovahandball.info)

Është anuluar miqësorja e hendbollit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës që është dashur të zhvillohej të dielën me fillim në orën 17:00 në Podgoricë.

Skuadra jonë kishte udhëtuar të shtunën për në Podgoricë dhe ishte e gatshme për ndeshje.

Por, te Mali i Zi janë paraqitur disa raste me coronavirus dhe për këtë arsye është vendosur të anulohet takimi.

Vendimi u mor për të ruajtur shëndetin e lojtarëve, përkatësisht për të shmangur kontaktin me lojtarët tjerë të Malit të Zi, që mund të jenë bartës të virusit.

Ekipi i hendbollit të Kosovës është kthyer në Prishtinë për të vazhduar me stërvitjet për ndeshjet kualifikuese të janarit.

Exit mobile version