Telegrafi

Rastet aktive me COVID-19 në qytetet e Maqedonisë së Veriut

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rrënie ditëve të fundit.

Numri i personave të shëruar ka qenë më i madh se i të infektuarve të rinj dhe kjo ka bërë që rastet aktive të ulen.

Për momentin raste aktive janë 2.326, ndërsa Shkupi akoma është i pari me 781.

Pas Shkupit qyteti i dytë me më shumë raste aktive është Kumanova me 315, ndërsa i treti është Gostivari me 201 raste aktive.

Në Tetovë ka pasur ulje të madhe të rasteve aktive, ndërsa për momentin janë 119.

Në Strugë ka 64, Dibër-56, Kërçovë-53, Ohër-35, ndërsa në Resnjë nuk ka asnjë./Telegrafi/