Telegrafi

Rastësisht e kuptoi se është në muajin e tetë të shtatzënësisë

Ajo, nuk e kishte idenë se është shtatzënë, megjithëse pranon që kishte turbullira në bark dhe hante pa kontroll, transmeton Telegrafi.

Derisa po argëtoheshin në një koncert, burri saj Jarryd Gorman ndjeu një lëvizje të fortë në barkun e saj dhe kërkoi që ajo të vizitoi mjekun. 

Çifti nga Kalifornia e ShBA-së, janë befasuar kur kanë kuptuar që fëmija do të vie në jetë brenda disa javësh, por nuk është çudi që kjo të ndodhë edhe brenda ditësh.

Gruaja që ka perioda shumë të çrregulluara, ka thënë se nuk e ka ndjerë asnjë simptomë të shtatzënësisë, kurse për fryrjen e barku ka menduar se janë gazra. /Telegrafi/