Telegrafi

Rastësi apo gjest i qëllimshëm? Ronaldo po akuzohet për racizëm pasi pështyu Elangan

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest aspak të mirë pas ndeshjes ndaj Southamptonit, duke pështyu në shpinë bashkëlojtarin e tij, Anthony Elanga.

Djajtë e Kuq nuk arritën të marrin më shumë se një barazim 1-1 ndaj Saints në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford.

Golat në këtë përballje u shënuan nga Jadon Sancho (21’) për vendasit dhe Che Adams (48’) për mysafirët.

Lexo po ashtu Ky rast i artë i humbur nga Ronaldo tregon më se miri formën e tmerrshme që po e kalon ylli portugez

Pas këtij barazimi në shtëpi, lojtarët e Unitedit dukeshin të dëshpëruar, pasi patën edhe shumë raste gjatë ndeshjes.

Njëri nga më të dëshpëruarit padyshim se ishte ylli portugez, Ronaldo, i cili ka shkuar në gjashtë ndeshje pa gjetur gol.

Ky dëshpërim i tij duket se ka gjetur një ‘viktimë’ për t’u shfryer.

Momenti kur Ronaldo pështyu Elangan

Bëhet fjalë për bashkëlojtarin e tij, Elanga, i cili u pështyu në fanellë nga Ronaldo, pas ndeshjes.

Gjesti i gërditshëm nga portugezi po cilësohet nga disa tifozë si aksidental, por ka edhe nga ata që po e cilësojnë si të qëllimshëm dhe si racizëm ndaj Elangas. /Telegrafi/