Ka vetëm një ngjyrë që do jetë trendi i pranverës dhe verës
E gjithë bota e modës e di fuqinë e jashtëzakonshme që ka ngjyra e kuqe, e pamohueshme dhe shumë e pëlqyer
Kjo ngjyrë është e vetmja gjë që duhet kur ke nevojë të tërheqësh vëmendje. Që në kohët e lashta e akoma tani, kjo ngjyrë lidhet me bukurinë dhe nxitjen e shqisave.
Nuk e dimë nëse është rastësi apo fat, por e kuqja është protagoniste e të gjitha pasarelave për koleksionet pranverë-verë 2024.
Siç është vërtetuar në kopertinat e fundit të Vogue dhe reklamën e J.Lo për një markë bizhuterish, e kuqja aprovohet nga të gjithë.
Në prag të Shën Valentinit, nuk ka nevojë të kujtohet se e kuqja është simboli i kësaj feste, por edhe përtej, do ju duhet të dini listën e 5 nuancave të së kuqes që mund të zgjedhësh.
E kuqja e Shën Valentinit
Shumë afër të kuqes së ndezur, por sërish klasike. Perfekte për mbrëmjen më romantike të vitit.
E kuqja Ferrari
Nuk ka nevojë për koment, të kuqen e makinës më të njohur në botë e njihni të gjithë.
E kuqja e domates
Kjo nuancë vjen e ndezur dhe e errët në të njëjtën kohë, klasike dhe e veçantë.
E kuqja qershi
Nga flokët e personazheve të ekranit, të kuqen qershi e keni edhe te trendet e pranverës dhe verës në veshje, citon Anabel.
E kuqja “rich”
Kjo nuancë anon nga vishnja dhe është versioni më i errët trend i së kuqes, por jep klasin që i duhet pamjes dhe efekti është i ndjeshëm. /Telegrafi/