Bosi i Cagliarit, Massimo Rastelli beson se kundërshtari i të dielës, Interi, është i fortë si kampioni Juventusi.
Klubi nga Sardenja do të shkojë në San Siro për t’u përballur me Interin që po kërkon ngritjen në tabelë.
“Ne do të ballafaqohemi me një ekip të madh. Për mendimin tim, ata janë në një nivel me Juventusin”.
“Ne duhet të luajmë një ndeshje perfekte. Deri tani, tabela thotë se ne kemi marrë mjaft pikë, por ne nuk duhet të ndaliemi që të përmirësohemi”, u shpreh Rastelli. /Telegrafi/