Telegrafi

Raste të reja të ri infektimeve me Covid-19 në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, konfirmoi se në Shqipëri ka pasur raste të riinfektimeve me coronavirus, ndërsa theksoi se aktualisht 78% e shtretërve në spitale janë të zënë.

“Kemi raste të riinfektimeve, që i çon ekspertët në dyshime të qarkullimit të varianteve të rinj të Covid. Jemi në pritje dhe po çojmë mostrat në laboratorin e Berlinit për të vërtetuar se dyshimet tona do të rezultojnë të vërteta.

Kemi 78% të shtretërve të zënë në spitalet Covid. Kjo nuk do të thotë se kemi vështirësi në ofrimin e shërbimeve. Kapacitetet nuk janë të mbingarkuara”, tha Manastirliu, njofton A2 CNN.

Edhe Rama ka thënë se ka sinjale të arsyeshme mbi hyrjen në Shqipëri të varianteve të reja të Covid-19.