Telegrafi

Raste të reja të fruthit regjistrohen në Shkup dhe Kumanovë

Në lidhje me vaksinimin rezultatet janë si asnjëherë më parë. Përafërsisht 99% është numri i të vaksinuarve në Qytetin e Shkupit, ndërsa mbi 95% e territorit të Maqedonisë së Veriut.

Këtë sot e ka deklaruar ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë vizitës së tij në poliklinikën në Çair.

Filipçe gjithashtu ka njoftuar se gjatë javës së kaluar nga fruthi janë prekur gjithsej 5 fëmijë, mirëpo asnjëri nga ata nuk ka qenë i vaksinuar.

Katër nga fëmijët janë nga Shkupi dhe një nga Kumanova.