Kina të mërkurën raportoi katër raste të reja të konfirmuara në provincën verilindore të Jilin dhe një rast të importuar – duke sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve të coronavirusit në 82.965.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, në fillim të këtij muaji, një punëtor lavanderie i infektuar në qytetin Shulan u zbulua se kishte përhapur virusin në 11 të tjerë.
Si pasojë, Shulan u shpall një zonë me rrezik të lartë dhe ka hyrë në një gjendje bllokimi – dhe i gjithë transporti dalës është ndalur.
Disa raste u regjistruan më vonë në qytetin Jilin dhe krahina tani ka parë gjithsej 133 raste të konfirmuara të transmetuara në vend, sipas mediave shtetërore.
Tani ekziston frikë se provinca mund të shfaqet si qendra e infeksioneve të reja në Kinë – edhe kur jeta fillon të kthehet në normale për pjesën tjetër të vendit. /Telegrafi/