Site icon Telegrafi

Galeria Kombëtare, mbyllur deri në fund të javës

Galeria Kombëtare e Kosovës është mbyllur për vizitorë deri në fund të kësaj jave, për shkak se dy punëtorë të kësaj galerie kanë dal pozitivë me koronavirus. 

“Meqë në stafin e GKK i kemi tanimë dy raste aktive me COVID-19, sipas rekomandimit të IKSHP-së, hapësirat tona qëndrojnë mbyllur për stafin administrativ dhe teknik, si dhe për vizitorë, derisa të përfundojë periudha e izolimit preventiv në fund të kësaj jave. Për këtë arsye, hapja e ekspozitës ‘Bienalja Ndërkombëtare e Vizatimit’ nga AAVK shtyhet edhe për një javë dhe hapet për vizitorë te enjten e ardhshme, 25 qershor”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version