Telegrafi

Raste dhe penalti, por pa gola përfundon derbi mes Gjilanit e Trepçës 89

Gjilani ka pritur Trepçën 89 në ndeshjen e zhvilluar mesditën e të mërkurës.

Sfida u zhvillua me raste nga të dyja skuadrat, ku ndeshja ishte e balancuar.

Rasti më konkret erdhi në fund të pjesës së paër nga Salih Kosumi.

Pjesa e dytë ishte dramatike, ku Donat Kaçiu u tregua i madh pasi ndali rastin ideal të Oto Johnit (60’).

Me karton të kuq u ndëshkua Përparim Islami te Trepça 89 duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak në teren (75’).

Në minutën e 75-të një rast ideal kishte Gjilani, para se të akordohej një penalti për kampionin vetëm dy minuta më vonë.

Nga pika e bardhë Rron Broja qëlloi shtyllën duke bërë që epilogu i këtij takimi të jetë i barabartë e pa gola.

Pas këtij dueli Trepça 89’ ka 25 pikë në vendin e katërt po aq sa ka Gjilani në vendin e gjashtë.

Ndeshjen tjetër Gjilani i shkon Prishtinës këtë fundjavë, kurse Trepça pret Ferronikelin, të dy këto derbi të zjarrta që na presin këtë vikend. /Telegrafi/