Site icon Telegrafi

Rast i veçantë: Ndeshja u mbyll baras – VAR ndërhyri për penallti dhe Unitedi mori tri pikët e para

Manchester Unitedi ka fituar ndaj Brightonit 3-2 në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier në një rrethanë të pazakontë.

Solly March i barazoi shifrat në 2-2 për vendasit në minutën e 90+5 dhe gjyqtari kishte përfunduar takimin në atë 90+6.

Por, arbitri i takimit nuk akordoi penallti për Unitedin, duke bërë me shenjë se loja të vazhdonte dhe më pas sinjalizoi se ndeshja kishte marrë fund.

Lexo po ashtu Unitedi fiton tri pikët e para në triumfin dramatik ndaj Brightonit

Me një intervenim nga VAR, gjyqtarit iu kumtua se aty ishte penallti për lojën me dorë nga Neal Maupay.

https://twitter.com/StrictlyFutball/status/1309849183919247360?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1309849183919247360%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F1602390-man-united-awarded-matchwinning-penalty-after-fulltime-vs-brighton-to-end-crazy-match

Lojtarë e Manchester Unitedin ishin të lumtur që u akordua penallti në favor të tyre dhe Bruno Feranandes e mori përgjegjësinë që ta ekzekutonte.

Mesfushori portugez u tregua i saktë dhe shënoi në minutën e 90+10, për t’i siguruar Djajve të Kuq tri pikët e para në këtë edicion, derisa takimin e parë e kishin humbur 3-1 ndaj Crystal Palaces. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=UDD9SUn3eMo&ab_channel=PrimeTVHD

 

Exit mobile version