Telegrafi

Rast unik në basketbollin kosovar, Rahoveci me dy ndeshje brenda 24 orëve

Duket se zhvillimi i dy ndeshjeve brenda 24 orëve në basketboll në NBA nuk është gjë unike, pasi kjo po ndodh edhe në basketbollin tonë.

Është Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) që ka caktuar ndeshjen e mbetur të Rahovecit ndaj Trepçës në Mitrovicë ta caktojë për të enjtën, vetëm 24 orë pasi Rahoveci zhvillon debutimin në Ligën Ballkanike ndaj Rozhajës.

Ky rast është i veçantë për basketbollin tonë, teksa këto dy ndeshje janë konfirmuar edhe nga Rahoveci edhe nga Trepça.

Nuk ka pasur reagim nga klubi Vreshtar, që megjithatë zhvillon ndeshjen e tretë brenda pesë ditësh ndaj Ponte Prizrenit të dielën sërish për Superligën e Kosovës.

Rahoveci kujtojmë se ndryshoi trajnerin së fundmi, ku do të debutojë të mërkurën mbrëma Marian Ilievski, i cili më parë drejtoi Prishtinën suksesshëm drejt trofeve. /Telegrafi/