Telegrafi

Rast i rrallë: Lindin binjakët e ngjitur, që kanë të përbashkët gati secilin organ vital (Foto)

Një nënë nga India ka lindur binjakë të cilat kanë dy palë duar, por ndajnë të njëjtat këmbë. Të porsalindurit që janë vëlla dhe motër, kanë të përbashkëta pothuajse të gjitha organet vitale.

Fëmijët që kanë lindur në një ambulantë private në Buxar, janë dërguar në një spital më të madh që ndodhet në pjesën lindore të vendit, transmeton Telegrafi.

Meqenëse, gjendja e tyre është e rëndë, është kërkuar që ata t’i nënshtrohet një tretmani të mëtutjeshëm.

Por, prindërit e varfër të binjakëve, i kanë marrë në shtëpi sepse nuk kanë mundësi të paguajnë për këto intervenime.

“Është një nga rastet më të rralla të binjakëve të ngjitur. Kanë katër duar, por vetëm një palë këmbë, si dhe organe të përbashkëta. Për momentin ata janë shëndoshë e mirë, por vihet në pikëpyetje mbijetesa e tyre”, ka thënë mjeku Ravi Kumar Gupta. /Telegrafi/