Telegrafi

Rast pedofilie në Maqedoni, publikohen fotografitë e mesazheve

Në rrjetin social në “Facebook”, faqja me emrin “Stop pedofilia” janë publikuar biseda të një personi i moshës madhore me një 15 vjeçare.

Rasti kishte reagime të shumta nga qytetarë, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme punon në këtë rast.

Sipas fotografive të publikuara, i moshuari, vajzës 15 vjeçare i dërgon mesazhe shqetësuese duke përfshirë këtu edhe kidnapimin dhe përdhunimin.

“Ta bëjmë të famshëm njeriun i cili shkruan gjëra të pista ndaj 15 vjeçareve dhe kërcënon se do t’i kidnapojë dhe përdhunojë”, thuhet në përshkrimin e faqes “Stop pedofilia”./Telegrafi/