Site icon Telegrafi

Rast i çuditshëm te Evertoni – Kean inkuadrohet në lojë në minutën e 70-të, por zëvendësohet nga trajneri pa përfunduar ndeshja

Një ndodhi interesante ka ndodhur gjatë ndeshjes në mes të Manchester Unitedit dhe Evertonit në kuadër të Ligës Premier.

Manchester United ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Evertonit në takimin e javës së 17-të të zhvilluar në Everton.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Mason Greenwood (77′) për vendasit, ndërsa Victor Lindelof (36′, OG) për mysafirët.

Lexo po ashtu Trajneri i Evertonit zbulon arsyen pse e zëvendësoi Moise Kean pas vetëm 18 minutave kundër Unitedit

Megjithatë, në këtë takimi ndodhi një rast i çuditshëm nga trajneri i Evertonit, Duncan Ferguson.

Ai futi në lojë në minutën e 70-të sulmuesin italian, Moise Kean në vend të Bernard, por e zëvendësoi atë pas vetëm 18 minutave lojë.

 

Zëvendësimi i Kean nuk e befasoi vetëm lojtarin, por të gjithë që ishin duke e shikuar ndeshjen, pasi lojtari nuk është se u lëndua apo luajti keq.

Pas zëvendësimit, italiani vendosi të mos ia zgjas dorën trajnerit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version