Telegrafi

Rast i artë për Theon ndeshja me Real Sociedadin

I riu i Real Madridit, Theo Hernandez, mund të luajë nga minuta e parë me mbretërit kundër Real Sociedad, pasi Marcelo është i suspenduar. 

Theos mund t’i jepet rasti nga Zinedine Zidane, i cili e bleu nga Atletico Madridi.

Do të jetë ndeshja e tretë zyrtare e Theos me fanellën e Realit, pasi debutimit që kishte me Barcelonën për 15 minuta.

Ai luajti edhe ndaj Levantes, kur Marcelo doli me kartonë të kuq.

Kundër Real Sociedad, Theo mund të luajë në një ndeshje të rëndësishme pasi Real Madridit i duhet fitorja medoemos pas dy barazimeve me Valencian dhe Levanten. /Telegrafi/