Telegrafi

Raspberry Pi PC në shitje

Kompjuteri i cili është i bazuar në ARM 11 700-megahercësh me 256 MB RAM të integruar ka nisur prodhimin dhe në shitje pritet të paraqitet deri kah fundi i muajit të ardhshëm. Bëhet fjalë për kompjuterin në pllakën e pajisur me një dalje RCA dhe HDMI, ka ethernetin dhe USB-në, është pa shtëpizë dhe pa memorien shtesë, e i cili pritet të jetë alternativë për kontrolluesit gjithnjë e më të pranishëm Arduino që kanë çmim të ngjashëm, por mundësi më të mëdha. Modeli A, pa ethernet do të ketë dy herë më shumë RAM se që ishte paralajmëruar – 256 MB me çmimin e njëjtë prej 25 dollarë siç ishte paralajmëruar.

Më shumë mund të lexoni në faqet e Raspberry Pi ose këtu. /Telegrafi/