Telegrafi

Rasim Thaçi – Cima vjen me një video-mesazh për ndjekësit e tij

Rasim Thaçi - Cima (Foto: Instagram)

Për nder të festës së Fitër Bajramit, të shumta kanë qenë urimet e artistëve shqiptarë.

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe humoristi i njohur shqiptar, Rasim Thaçi – Cima.

Ai ka publikuar një video në Instagram, përmes së cilës ka përçuar një mesazh për të gjithë fansat dhe admiruesit e tij.

“Me fat Bajrami, ishalla Zoti ua ka bërë kabull, jetë të gjatë, shëndet dhe bashkim”, kanë qenë fjalët e tij.

Lexo po ashtu Dua Lipa me urim të veçantë për festën e Fitër Bajramit

I njëjti ka pranuar urime të shumta edhe nga ndjekësit, duke qenë se është mjaft i pëlqyer nga publiku.

Krahas Cimës, festën e kanë uruar edhe shumë artistë të tjerë përfshirë, Capital T, Mozzik, Tayna, Gold AG, Teuta Selimi, Ana Kabashi, Edona Llalloshi etj.

Shumë prej tyre kanë sjellë në rrjetet sociale fotografi familjare dhe urime të ndryshme pavarësisht se kjo festë sot është më ndryshe për shkak të pandemisë globale. /Telegrafi/