Humoristi i ndjerë, Rasim Thaçi-Cima, është përkujtuar nga tifozët Dardanë në stadiumin “Fadil Vokrri”, gjatë ndeshjes që Kosova e zhvilloi ndaj Greqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Në takimin që përfundoi me rezultat të barabartë (1-1), në ulëset e stadiumit është vendosur një baner nga Dardanët në përkujtim të legjendës së humorit shqiptar.
Një falënderim të veçantë për këtë ka bërë familja e aktorit, të cilët menaxhojnë llogarinë në Instagram me emrin e Cimës.
“Në ndeshjen ndaj Greqisë në stadiumin kur dikur kishte bërë edhe hapat e parë si profesionist në futboll, ishte edhe ky kujtim i bukur nga tifozët e Kosovës Dardanët, që nuk e harruan Cimën. Ne familja Thaçi ju falënderojmë për këtë gjest që nuk u harrua më i dashuri i ynë dhe tifozi juaj më i flaktë”, kanë shkuar ata në një postim.
Kujtojmë që Cima vdiq si pasojë e Covid-19 në mars të këtij viti, ai la pas vetës një bagazh të gjerë artistik me role të shumta skenike, ndërsa shquhej për talentin e tij për humor. /Telegrafi/