Telegrafi

Rasim Thaçi – Cima me një fotografi të vjetër kujton mikun e tij të ndjerë, ‘Lecin’

Rasim Thaçi kujton mikun e tij të ndjerë (Foto: Instagram)

Rasim Thaçi – Cima vazhdon të mbetet njëri prej humoristëve më të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Ndonëse deri më tani ka luajtur shumë skeçe, në të shumtën e rasteve ai është shfaqur me mikun e tij të ndjerë, humoristin Ibrahim Krajkova – Leci.

Ky i fundit është ndarë nga jeta para katër viteve, teksa kujtohet me shumë mall nga njerëzit e afërt dhe bashkëpuntorët e tij.

Nostalgji për kohën që kaluan së bashku, së fundmi ka ndjerë edhe Cima, derisa e ka kujtuar të ndjerin përmes një fotografie të vjetër të publikuar në rrjetin social, Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rasim Thaçi-Cima

Fjala është për një fotografi të Cimës dhe Lecit, ku bashkë me ta shihet se është edhe aktori nga Gjakova, Sevdai Radogoshi.

“Me të ndjerin Lecin”, është përshkrimi që Rasimi ia ka bërë fotos.

Aktorët në fjalë u bënë më të njohur që nga projekti i tyre filmik “Treshi përsheshi”, pjesë e të cilit ishte edhe humoristi Radogoshi. /Telegrafi/