Humoristi i njohur Rasim Thaçi – Cima është pëlqyer gjithmonë nga publiku shqiptar për humorin e tij.
Shumicën prej skeçeve, ai i ka luajtur në bashkëpunim me mikun e tij të ndjerë, humoristin e njohur të popullit, Ibrahim Krajkovën, i njohur si Leci.
I ndjeri, u nda nga kjo botë para dy viteve, ndërsa miku i tij i ngushtë e ndjen pafund mungesën e tij.
Cima ka publikuar së fundmi një portret të Lecit në rrjetet sociale, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar fjalë prekëse për mikun e tij.
“Sot me datën 15 nëntor bëhen dy vite të ndarjes nga jeta për legjendën e humorit, Ibrahim Krajkova – Leci. Çdo ditë e më shumë na mungon Leci , dhe i paharruar qoftë kujtimi për të”, kanë qenë fjalët e aktorit.
I njëjti është mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktiv. /Telegrafi/