Telegrafi

Rasim Thaçi – Cima kujton me mall mikun e tij të ndjerë, Hasan Gashin

Rasim Thaçi, Fiza dhe Hasan Gashi (Foto: YouTube)

Sot (e enjte), janë bërë dy vite që nga vdekja e humoristit të njohur Hasan Gashi, i cili ka qenë një nga bashkëpuntorët më të afërt të Cimës.

Meqë me këtë të fundit kishte raporte shumë të mira, miku i tij i ngushtë vazhdon të tregojë se e ndjen pafund mungesën e tij.

Këtë e bëri të ditur edhe së fundmi përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram, teksa e përkujton si një njeri me vlera shumë të mëdha.

“Sot , isha me përkujtu shokun tim Hasan Gashi , të cilin e keni njohur si Hasan Kungji”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rasim Thaçi-Cima

“Me Hasanin ditë edhe natë ishim bashkë , një njeri i urtë , i mirë , punëtor , i hareshëm. Qenka vështir me të përkujtu , e aq më shumë me u mësu me u mësu me ikjen tënde të shpejtë. Pusho i qetë shokë”, shkroi mes të tjerash aktori në shkrimin emocional të tij.

Ndryshe, Cima dhe aktori i ndjerë i njohur për publikun “Hasan Kungji” luajtën në shumë skeçe humoristike së bashku si “Lugati n’Ormon”, “Ora e rrymës”, “Pitja”, “Inspektori” etj. /Telegrafi/