Site icon Telegrafi

Rasim Thaçi – Cima feston ditëlindjen e 70-të, Adelina prek me dedikimin e saj emocionues

Foto: Rasim Thaçi/Instagram

Aktori i njohur i humorit, Rasim Thaçi – Cima feston sot (e shtunë) ditëlindjen e tij të 70-të.

Me këtë rast, ai ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij, por për një nga urime më të përzemërta është kujdesur vajza e tij, këngëtarja Adelina Thaçi – Meta.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të prindërve të saj, me vajzën e saj të vogël, Fionën.

Në mbishkrimin e fotografisë, këngëtarja i ka bërë një dedikim prekës babait të saj, duke i dëshiruar jetë sa më të gjatë.

“Babi, Sot po feston 70 vjetorin e lindjes,duke t’i uruar edhe shumë tjera me shëndet të mirë e me gëzime. Jam me fat e shumë krenare që të kam babë për qejfi. Të falënderohem përjetësisht për dashurinë, dhe mbështetjen që kam pasur dhe e kam gjithmonë nga ti. Të dua pafund”, ka shkruar Thaçi-Meta në Instagram.

Rasim Thaçi – Cima, përndryshe është i lindur më 13 korrik 1948 në fshatin Vukoc të Kosovës, dhe përveç aktrimit, është i njohur edhe si futbollist duke qenë se karrierën e ka nisur në ekipin futbollistik “Flamurtari”. /Telegrafi/

Exit mobile version