Policia e Kosovës sot ka lëshuar një komunikatë, sipas së në protestën e sotme në Prishtinë, të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, kanë marrë pjesë pesëmijë protestues.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar AAK, që zyrtarëve të lartë policorë u thotë të mos gënjejnë.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Deçanit nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj, në një shkrim në profilin e tij në Facebook reagon ndaj deklaratës së Policisë duke thënë se vetëm nga vetëm nga Deçani ishin pesëmijë protestues.
- LEXO PO ASHTU:
- Policia thotë se pesëmijë veta morën pjesë në protestë
- AAK, krerëve të Policisë: Shkoni edhe një herë në shkollë fillore e mos rreni ma!
“Sot në Prishtinë…me disa të rinjë deçanas! Besoj se policia e ka pas fjalën vetëm për Deçan kur e ka permend shifren 5000 mijë protestues, dhe këtu ka të drejt sepse 35 autobus të mbushur përplot me protestues në fshatrat e Deçanit dhe mbi 400 vetura e bëjnë të përafert shifren e policisë për 5000 mijë protestues nga Deçani! JO nuk kan gënjy policia! Prandaj kur i shtohet edhe pjesa e studentëve deçanas del se numri 5000 mijë nga Deçani është i sakt! Edhe njëherë falemnderit Deçan!#rs” (sic.), ka shkruar Selmanaj. /Telegrafi/