Site icon Telegrafi

Rasim Lajiq pëson aksident trafiku, humb jetën shoferi

Në autostradën Beograd-Nish, tek Razhnja, rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm – vetura Skoda Superb brenda të cilës gjendej kryetari i partisë Socialdemokrate në Serbi, Rasim Lajiq, për arsye akoma të panjohura ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Mediat e atjeshme raportojnë se si pasojë e plagëve të marra, shoferi i Skoda Superb ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, transmeton Telegrafi.

E Rasim Lajiq që gjithashtu gjendej në veturë – ka pësuar lëndime në shumë pjesë të trupit, me ç’rast është dërguar në spitalin e Nishit për tretman.

Ministria e Brendshme e Serbisë, ka zbuluar edhe identitetin e shoferit që humbi jetën – pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra. Bëhet fjalë për Bogdan Gogiqin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version