Telegrafi

Rasic: Të reduktohen ditët e pushimit vjetor

Ministri Rasic ka thënë për “Tribuna Shqiptare”, se janë duke pritur edhe vendimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar rreth kostos financiare që shkakton dhënia e këtyre përfitimeve.

Duke komentuar kërkesën e ministres së Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku për shkurtimin e ditëve të festave, ministri Rasic ka thënë se më mirë do të ishte që reduktohen ditët e pushimit vjetor sesa ditët e festave. /Telegrafi/