Telegrafi

Rasic: Bojkotimi i zgjedhjeve, gabim i madh i serbëve

"Marrëveshja e Brukselit është bërë me qëllim që të prodhojë rezultate or të dy palët… e tërë Serbia është peng e këtyre marrëdhënieve. Mendoj se është shumë papjekuri e madhe në qoftë se përjashtohet çfarëdo mundësie e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale”, i ka thënë Rasic agjencisë Beta.

Ai ka vlerësuar se serbët e Kosovës ndonjëherë kanë qëndrime tepër të forta, por duhet të jenë më të butë sepse pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet lokale “kushtëzon edhe rreth tetë milionë njerëz në Serbi”.

Rasic ka potencuar se serbët e veriut të Kosovës duhet të mendojnë se çështja e daljes në zgjedhje nuk i përket vetëm veriut të Mitrovicës,” por kjo është më shumë se kaq në Kosovë, prandaj mospranimi i zgjedhjeve nuk është veprim i qëlluar”. /Telegrafi/