Gjyqtar i procedurës paraprake caktoi masën e arrestit shtëpiak për ish-sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Dragi Rashkovski, në rastin e prokurimit të softuerit për shkelje të trafikut.
Përveç Rashkovskit, gjykata vendosi arrest shtëpiak edhe për Daniel Stanceski, pronarin dhe menaxherin e ndërmarrjes “Inovka Group”, e cila fitoi tenderin për softuerin.
Gjykata e arsyeton vendimin e saj me faktin se prokurori nuk siguroi prova për të mbështetur bazat e dyshimit që kërkonin paraburgim./Telegrafi/