Ish-sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski gati një muaj ndodhet në burgun e Shutkës. Drejtori i burgut, Filip Andov për “A1on” thotë se Rashkovski ushqehet me ushqim nga burgu
“Gjendja shëndetësore e Rashkovskit është stabile, është kontrolluar nga mjeku në burg dhe nuk ka probleme shëndetësore. Është thirrur ndihma e shpejtë dhe nuk është kontrolluar jashtë. Po ashtu nuk është e saktë se Rashkovski është në gjendje të përkeqësuar psikologjike”, tha Andov.
Rashkovski është i izoluar nga Sasho Mijallkov dhe biznesmeni Jordan Kamçev, të cilët po ashtu vuajnë dënimin me burg
“Kontakti mes të burgosurit Dragi Rashkovski me të burgosurit S.M dhe J.K nuk është i mundshëm. Rashkovski nuk është ankuar se po merr trysni dhe kërcënime”, tha Andov./Telegrafi/