Site icon Telegrafi

Rashkovski: Shumë prova relevante fshihen nga gjykata dhe nga ne

Në gjykimin e sotëm kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Dragi Rashkovski, i akuzuari i parë tha se gjatë këtij gjykimi do të dëshmojnë se çfarë mjekësie digjitale duhet të kemi.

“Është shumë e vështirë të gjesh një mace të zezë në një hapësirë të zezë. Është edhe më e vështirë ta gjesh nëse nuk është aty. Gjatë këtij gjykimi do të vërtetojmë se një mace e zezë nuk ekziston. Shumë prova relevante fshihen nga gjykata dhe nga ne, domethënë shkresa-njoftimi i Prokurorisë Publike se të dy softuerët janë vënë në funksion”, tha Rashkovski.

Sipas aktakuzës, Rashkovski ka keqpërdorur pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë në kryerjen e katër tenderëve, përfshirë atë për blerjen e sistemit për identifikimin biometrik të qytetarëve si dhe softuerin për shpejtësi dhe ndëshkim të shoferëve.

Rashkovski vetë u tërhoq nga Qeveria dhe nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë në prill të vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës, Rashkovski akuzohet për veprat penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Larje parash dhe produkteve tjera”. Personat I.D., I.H., D.S., I.I., I.I. dhe M.S. akuzohen për “Shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” të dënuar nga Kodi Penal./Telegrafi/

Exit mobile version