Telegrafi

Rashkovski: Prokurorja Ivana Trajçeva ka bërë gabime në aktakuzë

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Draghi Rashkovski, fajësoi prokuroren Ivana Trajçeva për gabim të aktakuzës.

“Ivana Trajçeva ka dy vjet që pretendon se në llogaritë e fëmijëve të mi të mitur ka një sasi të madhe të mjeteve të paligjshme. Miliona…. Në seancën e kaluar, e vetme, nga hiçi, jo se i ka funksionuar vetëdija, ka ndryshuar që nga ana ime janë futur 475 euro në llogaritë e tyre!!! Po. 475 euro. Dy vjet po helmohet publiku”.

“Tani do të duhet t’i shikojë në sy të gjithë gjyqtarët të cilët i ka gënjyer dy vitet e fundit për t’i bllokuar mjetet, duke i bindur se ka dëshmi se ky është krim i rëndë”, thuhet në reagimin e Rashkovskit.

Ai tha se në seancën e kaluar prokurori ka bërë tri lëvizje për të cilat Këshilli i Prokurorëve Publikë nuk guxon të qëndrojë vëzhgues i heshtur.

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë thekson se kur tashmë është e qartë se rasti “Softuerët” është i parëndësishëm dhe pa prova për veprën penale të kryer, Ivana Trajçeva ngrit aktakuzë ndaj tij për veprën “Falsifikimi i dokumenteve”./Telegrafi/